Inkuadrimi i Antoine Griezmann në minutën e 90-të kundër Atletico Madrid ka bërë që trajneri i Barcelonës, Quique Setien të kritikohet.

Ai në konferencë për media tha se nuk ka pse t’i kërkoj falje francezit.

Rreth kësaj deklarate ka reaguar babai i Griezmann, Alain përmes një postimi në Instagram.

“Të flasësh për këto lloj bisedash duhet t’i kesh çelësat e kamionit(ekipit), por kjo nuk është çështja, ti je vetëm një pasagjer”, u shprehë ai.

Barzimi i Barcelonës kundër Atletico Madrid mund të jetë ndeshja ku katalunasit e kanë humbur titullin.