Në zyrën e Avokatit të Popullit të dielën, (5 maj), në ditën e mbajtjes të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale 2019 dhe zgjedhjet e parakohshme për kryetar të komunave Ohër dhe Novo Sellë në periudhën nga ora 07:00 deri në orën 19:00 do të funksionojë linja telefonike falas: 0800-54321, në të cilën qytetarët do të mund të paraqesin çfarëdo lloj shkelje të së drejtës së votimit.
Të hapura për qytetarët do të jenë të gjitha shtatë zyrat e Avokatit të Popullit në: Shkup, Manastir, Kërçovë, Kumanovë, Strumicë, Tetovë dhe në Shtip, me qëllim që t’u ndihmohet në realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre të votimit. Përveç personalisht në zyra, si dhe në linjën falas, qytetarët do të munden për mbrojtje të të drejtave të tyre të paraqiten edhe në numrat e telefonit në vijim: Tetovë 044 344-082, Strumicë 034 329-996, Kërçovë 045 228-586, Manastir 047 242-310, Shtip 032 389-701 dhe Kumanovë 031 431-488.
Avokati i Popullit, potencohet, të drejtat e qytetarëve do t’i mbrojë me ndërmarrjen e masave urgjente për veprim efektiv nga ana e organeve kompetente në procesin zgjedhor dhe institucionet tjera të cilat obligohen t’u sigurojnë mbrojtje të drejtave të tyre të garantuara.
Në njoftimin për mediat Avokati i Popullit, potencon se, e drejta e votimit me kushtetutë është e garantuar si e barabartë, e përgjithshme dhe e drejtpërdrejtë dhe realizohet në zgjedhje të lira me votim të fshehtë dhe se askush nuk guxon të thirret në përgjegjësi për shkak të realizimit të kësaj të drejte, për shkak se jo rastësisht shkelja e lirisë së përcaktimit të votuesve si dhe shkeljet e tjera të së drejtës së votimit janë vepra ndëshkuese.
Burimi: MIA.mk
Comments are closed for this post.