Përparësia e dyfishtë e VMRO-DPMNE-së ndaj LSDM-së ruhet edhe në muajin mars në njësitë zgjedhore 2 dhe 6, ndërsa gara mes BDI-së dhe opozitës shqiptare është e pasigurt.

Gjegjësisht, sipas anketës së IPIS-it të publikuar në emisionin “Objektiv” të MRT-së, të realizuar në muajin mars, të pyetur se për cilën parti do të votojnë në zgjedhjet e ardhshme, në njësinë e dytë zgjedhore, më së shumti 20.4% e të anketuarve kanë zgjedhur VMRO-DPMNE-në. dhe 11,1% për LSDM-në.

Pas tyre vijnë BDI me 7.4%, opozita shqiptare me 6% dhe lëvizja ZNAM me 5.6% besim nga të anketuarit.

Në njësinë e gjashtë, Bashkimi Evropian për Ndryshim (opozita shqiptare) ka pasur besimin më të lartë te qytetarët në muajin mars me 20.2%, e ndjekur nga BDI me 20%.

VMRO-DPMNE shënon 8.6% besim në IE 6, dhe LSDM ka 4% mbështetje nga të anketuarit.