Athina është tronditur mëngjesin e sotëm nga një shpërthim i fuqishëm në qendër të kryeqytetit pak para orës 07:00 të mëngjesit pranë Shtyllave të Zeusit Olimpik, në fillim të bulevardit Syggrou.
Shpërthimi ka qenë i fortë dhe ka tronditur zonën duke shqetësuar banorët e pallateve përreth ndërsa është ndjerë edhe në lagjet pranë.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur 18 zjarrfikëse me 6 automjete dhe një mjet special me shkallë. Shpërthimi i fortë dhe vala goditëse kanë shkaktuar dëme në shumë objekte në një distancë të largët, ku janë thyer xhamat dhe janë shembur fasadat e ndërtesave! Shume objekte janë hedhur disa metra larg!
Sipas informacioneve paraprake të televizionit shtetëror ERT ka të paktën një person të plagosur, i cili është dërguar në Spitalin “Laiko”. Dëshmitë e banorëve flasin edhe për të lënduar të tjerë. Nuk dihet se si ka ndodhur shpërthimi, i cili u pasua nga një zjarr, i madh i përhapur me pas edhe në një pallat aty pranë.
Ngjarja ka ndodhur në orën 06:45 të mëngjesit, ore kur në zonë zakonisht ka shumë njerëz, por sot fatmirësisht është ditë pushimi për shkak të motit të keq.
Në videon e mëposhtme do gjeni disa pamje të shpërthimit
Comments are closed for this post.