Sot në fshatin Vizbegë, zyrtarët policorë nga Ekipi Operativ Kërkimor në SPB Shkup kanë arrestuar B.B.(33) nga Shkupi.

Ndaj saj me urdhër të Gjykatës Themelore Penale Shkup është lëshuar fletarrest qendror për dyshimin e kryerjes së veprës penale “sulm ndaj personit të autorizuar”, njoftojnë nga MPB.