Ish-nënkryetari i Lëvizjes Besa, Arianit Hoxha kumtoi në Fejsbuk se i ka mbledhur nënshkrimet për regjistrim të partisë së tij të re – Partisë demokratike evropiane.

“përfundoi me sukses grumbullimi i nënshkrimeve për regjistrim të Partisë demokratike evropiane. Pafundësisht mirënjohës ndaj të gjithë themeluesve për përkushtimin dhe vullnetin e tyre për të hapur faqe të re të veprimit politik. Me fat!”, shkroi Hoxha në Fejsbuk.

Hoxha kohë më parë e paralajmëroi promovimin e partisë së re për të shtunën, një ditë para shënbimit të përvjetorit të Marrëveshjes së Ohrit.

Partia e Izet Mexhitit nga “të zjarrtit”, për të cilën ai gjithashtu i grumbulloi nënshkrimet e nevojshme, quhet Lëvizja demokratike dhe do të promovohet në përvjetorin e Marrëveshjes kornizë, të dielën më 13 gusht.