Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit do të hap procedurat e nepotizmit për punësimet e fundit të familjarëve të funksionarëve. Kryetarja e KSHPK-së Biljana Ivanovska në mbledhjen e parë tha se deri tani nuk ka arritur asnjë parashtresë tek ata.

Deri më tani nuk ka pas parashtresë, por ligji hap një derë për ne, që ta hetojmë këtë me nismën tonë. Do të kërkojmë të na dorëzohet dokumentacioni i plotë për procedurat e punësimeve të kryera – deklaroi Biljana Ivanovska, kryetare e KSHPK-së.

Ivanoska gjithashtu theksoi se subjekt i hetimit do të jenë edhe rastet që lidhen me skandalin e fundit me programin për financimin e ngjarjeve kulturore në Ministrinë e Kulturës, si dhe mbështetjen e shtetit për kompanitë nga Fondi i Inovacionit. Anëtarët e antikorupsionit me “short” e zgjodhën Nuri Bajramin për nënkryetar të Komisionit, për një periudhë prej gjashtë muajsh dhe më pas kryetarja Ivanovska tha se Komisioni vendosi se nuk kishte konflikt interesi gjatë zgjedhjes së tij, megjithëse ai është baxhanak i kryeparlamentarit Talat Xhaferi. Ivanovska iu referua nenit 8 të Ligjit mbi konfliktin e interesave në të cilin sipas termit “njerëzit e afërt” konsiderohet miqësia dytësore, domethënë këtu bien vetëm prindërit dhe vëllai ose motra e bashkëshortes ose bashkëshortit. Bajrami tha se nuk fsheh asgjë dhe kërkoi që kjo “shfaqje” siç tha ai, të përfundojë dhe të fillojë punën.

Na ndiqni dhe na mbani për fjale, jo vetëm sot dhe më herët, sidomos në ditën e emërimit, për mua nuk ka miq të ngushtë, as të afërm, nuk ka miq. Pa dyshim, askush nuk mund të ndikojë. Nëse një vepër e tillë zbulohet, e qëllimshme, dorëheqja nuk është problem. Unë nuk jam këtu për të bërë karrierë, jam para pensionit – deklaroi Nuri Bajrami, nënkryetar i KSHPK-së.

Komisioni ka rreth 4 mijë lëndë të mbetura, nga të cilat 3 mijë janë lista anketuese, 80 lëndë për konflikt interesi, 60 raste për shqyrtimin e korrupsionit dhe 30 kërkesa për qasje të lirë në informacione.