Si qeveri jemi të përkushtuar për revizion të kuadrove të BDI-së dhe LSDM-së dhe jemi duke vendosur procedura për të gjetur diçka që nuk është në pajtueshmëri me ligjin, tha në Daily Click ministri për transformim digjital dhe sekretar për bashkëpunim ndërkombëtar në VMRO-DPMNE, Stefan Andonovski.
“BDI duhet të kalojë përmes procesit serioz për rikonstruktim të brendshëm dhe freskim të kuadrove dhe të lirohet nga kuadrot që i sollën krim dhe e shënuan si parti kriminele në vend të jetë parti që do të ndërtojë bashkëjetesë dhe integrime, siç e ka edhe emrin vetë partia, ajo ndërtonte deintegrim, ofendim ndaj maqedonasve, ofendim ndaj të gjithëve që nuk janë pjesë të BDI-së duke u sjellë në mënyrë sharlatanë gjatë fushatës”, tha Stefan Andonovski – ministër për Transformim digjital.
Për destabilizimin Andonovski tha se atë e përgatisin njerëz të cilëve u janë shkurtuar burimet për financim të krimit.
Andonovski: “Nuk u është lejuar që të jenë parazitë në shoqërinë dhe ekonominë e Maqedonisë. Nuk mund të marrin haraç nga kompanitë se nuk janë në pushtet më. Do të përpiqen që të bëjnë çmos që në zgjedhjet e ardhshme të kenë më shumë sukses. Për të arritur deri te zgjedhjet e ardhshme të tregojnë se VMRO-DPMNE nuk kujdeset për marrëdhëniet e mira ndëretnike”.
-TV21: Nuk dëgjuam se çfarë po ndërmerr shteti që t’i ndalojë ato procese për destabilizim për të cilat thoni se e dimë skenarin sipas të cilit do të zhvillohen, nuk dëgjuam se dikush është arrestuar për vepër penale destabilizim që mund të thotë edhe cenim të integritetit territorial të shtetit.
Andonovski: “Andaj thashë se është i drejtë qasja e kryeministrit Mickoski për ta ndërprerë atë proces dhe të veprojë në mënyrë parandaluese ndaj atyre që donin ta bënin ose ta organizonin këtë proces, nuk do të thosha se shteti nuk bën asgjë, shteti bën shumë në këtë periudhë dhe andaj kjo paraqet një lloj parandalimi. Është më mirë që qytetarët të jenë të vetëdijshëm se kjo mund të ndodhë se sa të jetë befasim dhe të mos dimë si të veprojmë”.
Comments are closed for this post.