“Shuplaka” e rëndë në “El Clasico” nuk do të kalojë pa pasoja te Real Madridi dhe për këtë duket se Carlo Ancelotti ka vepruar shpejt për të shmangur përgjegjësitë nga ekipi, duke marrë fajin mbi vete.

Një humbej 4-0 në shtëpi ndaj Barcelonës është e vështirë të harrohet në Madrid dhe për këtë arsye trajneri ka nxituar që të drejtojë shigjetat e kritikëve nga ai, për të lënë të qetë skuadrën në muajt e fundit vendimtarë të sezonit.

“Deshëm të mbanim pak më shumë topin dhe të kërkonim pak më shumë para. Në fillim ishim mirë, por pas 0-1 kemi humbur kontrollin, ata gjetën hapësira dhe na dëmtuan. E nisëm me mbrojtjen me tre, por nuk ishte nata e duhur. Na vjen keq, kishim një avantazh e tani kemi pak pushim që të ndalemi e përgatitim më mirë në dy javët e ardhshme.

Pas pushimit të ndeshjes u mundova të organizoja ekipin pak më para, ishte faji im. Është një goditje e rëndë pasi është një “Clasico”, për tifozët të luash kundër Barçës është… një goditje.

Kemi humbur një betejë, por kemi një avantazh dhe duhet të kemi qetësi, të rikuperojmë të dëmtuarit. Nuk duhet ta bëjmë dramë këtë ndeshje.

Më vjen keq më shumë që nuk dallohej që ishim ne, na shkoi gjithçka keq, duhet ta harrojmë dhe të ecim përpara pasi kemi shumë avantazh. Faji është i imi, i trajnerit”, tha Ancelotti pas humbjes me Barcelonën.