Menjëherë pas shortit, kompanitë e basteve vendosën koeficiente të reja për fituesin e Champions League dhe shënuan sërish Manchester Cityn si favoritin kryesor me koeficientin 2.87.

Kjo do të thotë se kampioni i Anglisë ka 33 % shanse për të fituar kompeticionin më të rëndësishëm europian.

Favoriti i dytë është Liverpool me koeficient 3.00 dhe i jep 22 % shanse për të fituar, ndërsa Bayern është i treti me koeficient 4.00 dhe ka 20 % shanse.

Pesë klubet e mbetura sipas bastëshkruesve sëbashku kanë 25 % shanse për të fituar Ligën e Kampionëve. Chelsea ka 13.00 shanse për të fituar, Real Madrid 15.00, Atletico Madrid 26.00, Villarreal 101.00 dhe Benfica 201.00.

Kujtojmë, dje në Nyon u hodh shorti për çerekfinalet e Champions League ku zbuluam çiftet që do të luftojnë për të kaluar në gjysmëfinale.

Çiftet çerekfinaliste janë: Chelsea – Real Madrid, Manchester City – Atletico Madrid, Villarreal – Bayern dhe Benfica – Liverpool.

Ndeshjet e para të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve do të luhen më 5 prill, ndërsa finalja është caktuar më 28 maj në Paris.