Me nënshkrimin e partneritetit Qeveri me Qeveri shënohet epoka e re në marrëdhëniet ndërmjet Britanisë së Madhe dhe Maqedonisë, që do ta rrisë tregtinë dhe do të nxisë rritje ekonomike, kumtoi Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Shkup.
“Ky partneritet mbështet realizimin e projekteve të rëndësishme infrastrukturore në sektorë të ndryshëm, duke përfshirë transportin, shëndetësinë, energjetikën dhe teknologjinë. Do të mund të mbështetet në një spektër të gjerë të mbështetjes, duke përfshirë programe për ndihmë teknike edhe deri në 5 miliardë stërlina mbështetje për financimin e projekteve në Maqedoninë citojnë nga ambasada.
Partneriteti i nënshkruar Qeveri me Qeveri, siç theksohet, potencon përkushtimin e dy vendeve të bashkëpunojnë në projekte të rëndësishme infrastrukturore të cilat sigurojnë përfitime sociale, ekonomike dhe ekologjike.
“Me shfrytëzimin e ekspertizës dhe inovacioneve të të dy vendeve, ky partneritet do ta nxitë zhvillimin e infrastrukturës që nxit rritje dhe prosperitet. Shkëmbimi i njohurive dhe praktikat më të mira ndërmjet dy vendeve tona do të jetë nga vlera e rëndësishme për këtë G2G, duke u tërhequr nga ekspertiza në fusha adekuate infrastrukturore të të dy vendeve. Kjo do të thotë se Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dhe bizneset britanike punojnë në partneritet me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë dhe zinxhirin e tyre lokal të furnizimit për realizimin e projekteve infrastrukturore në Maqedoninë. Kjo qasje do të gjenerojë përfitime të ndërsjella për të dy vendet përmes ndarjes së inovacioneve për ofrimin e infrastrukturës rezistente që nxit rritjen”, thuhet në kumtesën e ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar.
Maqedonia, Britania, marrëveshje
Edhe ambasadori britanik Methju Loson, në një intervistë për 360 shkallë, vlerëson se ky është një moment i rëndësishëm në marrëdhëniet midis dy vendeve.
Marrëveshja qeveri me qeveri, sipas ambasadorit, paraqet një kthesë në partneritetin strategjik të investimeve ndërmjet Londrës dhe Shkupit. Kjo përfshin bashkëpunimin midis kompanive dhe qeverive, ndihmë teknike nga institucionet qeveritare britanike për mbështetje të projekteve infrastrukturore.
“Qeveria ka renditur tashmë dy prioritete – hekurudhën e shpejtë dhe sektorin e shëndetësisë – spitalet. Çfarë mund të presin qytetarët? Ndërtim cilësor dhe i shpejtë i infrastrukturës me ekspertizë britanike, sipas standardeve britanike. Në kuadër të marrëveshjes qeveri me qeveri do të sjellim edhe institucionet nga ana jonë për mbështetje teknike. Për shembull, ne do të kemi specialistë të shëndetit publik që do të bashkëpunojnë me qeverinë tuaj për ndërtimin e spitaleve. Ne do të kemi edhe konsorciumin “Krosreil”, nëse e dëshiron qeveria, i cili është i njëjti që ndërtoi dhe projektoi ndërmarrjen komplekse inxhinierike të një rrjeti hekurudhor lindje-perëndim në Londër. Pra, ne do të ofrojmë këtë ekspertizë teknike. Sa i përket financimit, ekziston një kuadër britanik i financimit të eksporteve që ofron marrëveshjen e financimit. Korniza totale është 5 miliardë stërlina dhe deri më tani qeveria po shqyrton përdorimin e rreth 2 miliardë stërlinave, që është pak më shumë në euro, për projekte strategjike në hekurudhat dhe infrastrukturën spitalore”, tha ambasadori Loson.
Comments are closed for this post.