Aktorja kaliforniane Gwyneth Paltrow ka nxjerrë në shitje “aromën e vaginës së saj” brenda një qiriu. Bëhet fjalë për një përzierje të barbarozës, bergamotit të agrumeve dhe kedrit të pastër me farat e trëndafilave dhe farave të tjera.

Përzierjen, në mënyrë povokuese, aktorja i quajti “Kjo vjen erë si vagina ime”. Ideja lindi si një shaka dhe batutë mes parfumierit Douglas Little dhe Paltrow, teksa të dy po punonin për parfumin e aktores.

Ata kanë qenë duke punuar, kur aktorja u shpreh:

Uhhh… kjo bie erë si vagina ime”.

Dhe nga këto fjalë lindi ideja e marketingut. Qiriu në fjalë shitet në sajtin e saj e-commerce “Goop”, me një çmim prej 75 dollarësh.

Aroma e qiririt cilësohet si argëtuese, seksi dhe mahnitës. Mirëpo ndjekësit e saj e cilësuan si tejet vulgare gjetjen e aktores.