Genta Ismajli ka ndarë me ndjekësit e saj edhe një ditë dhe një nga çastet e saj të bukura me të dashurin turk.

Këtë herë çifti kanë venodsur të shkojnë këtë herë në një vend më të nxehtë për të notuar e relaksuar dhe kanë zgjedhur majen e një hiteli dhe një pishinë të madhe me xhakuzi.

Nga videot që Genta ka postuar, shihet se ajo ka pamje të një qyteti të tërë nga lartë.

Këngëtarja më pas inçizon edhe veten, ku shfaqet në bikini ndërsa pas saj shihet i dashuri, Husein Usta, i cili po relaksohet dhe po qesh për videon e saj.

Genta duket se po shijon ditët më të bukura të jetës së saj me këtë lidhje!