Gjatë ditës së djeshme rreth orës 12:30 në udhëkryqin mes magjistrales Manastir-Resnjë dhe rrugës rajonale Makazi-Markova Noga, tek vendi i quajtur Makazi, ka ndodhur një aksident komunikacioni, në të cilin janë lënduar disa persona.
Siç njoftojnë nga MPB, aksidenti ka ndodhur mes makinës “Hyundai” me targa të Manastirit, e drejtuar nga D.M (62) nga Manastiri dhe makinës “Volkswagen” me targa të Strugës, e drejtuar nga F.V (25) nga Radolishta e Strugës.
Nga ky aksident lëndime të rënda kanë marrë bashkudhëtarët në makinën “Hyundai” L.M dhe një 17-vjeçare, të cilët janë dërguar në Spitalin Klinik në Manastir.
Hetim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i Sektorit për Punë të Brendshme të Manastirit.
Comments are closed for this post.