Vallë, a kanë dashur nëna dhe babai ta vrasin djalin e tyre, pasi nuk pajtoheshin me lidhjen e tij me një vajzë? Tani ka filluar procesi gjyqësor në Gjykatën rajonale në Essen të Gjermanisë.

Djali (20) ishte fatlum në dashuri – kaloi shumë kohë me të dashurën e tij të së njëjtës moshë. Ai gjithashtu e prezantoi ate tek prindërit (verimaqedonas). Sipas prokurorisë, fillimisht ata e pranuan këtë lidhje, shkruan “Bild“, përcjell Shtegu.com. Papritmas, prindërit i kërkuan djalit të tyre që t’i jepte fund lidhjes. Më në fund, situata eskaloi!

Tani babai Xhezmi A. (51) duhet të përgjigjet për vrasje në tentativë, ndërsa nëna Lefterie A. (46), ndër të tjera, për nxitje të tentim vrasjes.

Sipas aktakuzës, Lefterie A., në pranverën e vitit 2018 vendosi që Xhezmi A. do të duhej të vriste mikeshën e djalit të saj (20), nëse vazhdonin të takoheshin. Në të njëjtën ditë, Xhezmi A. e kërcënoi të dashurën, sepse lidhja e tyre për djalin ishte më e rëndësishme se familja. Ai më në fund e lejoi këtë lidhje. Gjatë një mosmarrëveshje me të, babai e goditi djalin me një varëse çelësash në fytyrë.

Por, kjo nuk i mjaftoi! Disa javë më vonë: Pas një vizite në një kinema në Rhein-Ruhr-Zentrum në Mülheim, sipas prokurorisë, babai po e përcillte çiftin. E dashura iku në veturën e saj. Xhezmi A. u fut në veturën e tij dhe iu drejtua të dashurës së djalit, përcjell Shtegu.com. Djali e kuptoi situatën dhe i doli përpara. Babai frenoi vetëm rreth katër metra më herët dhe më pas iku nga vengjarja.

Në fillim të nëntorit 2018, arrin kulmi i grindjes familjare: Djali po udhëtonte në mbrëmje me dy kushërinjtë për në Essen-Frohnhausen, ndërsa babai po e ndiqte. Xhezmi A. e goditi djalin e tij kokë më kokë. Pastaj, e theri disa herë me thikë duke i shkaktuar plagë në duar dhe stomak. Më në fund, Xhezmi A. u neutralizua nga njëri prej kushërinjve.

Babai dhe nëna nuk kanë dashur të prononcohen rreth seancës gjyqësore. Procesi do të vazhdojë.