Ka nisur në Gjermani një nga proceset gjyqësore më të bujshme të historisë moderne. Në bandën e të akuzuarve është një grup shqiptarësh, që kanë trafikuar më shumë se 1.8 ton kokainë. Bëhet fjalë për sasinë më të madhe të kokainës të kapur në Gjermani. Droga u kap mes kutive të bananeve.

Kokaina kapte një vlerë tregu prej 400 milionë eurosh, shkruan Bild. Aksioni kundër bandës u zhvillua në prill të vitit të shkuar.

Pesë shqiptarët që kanë dalë përpara gjykatës në Landshut janë: Emiljan H., 38 vjeç, Klajdi D., 25 vjeç, Dashamir N., 34 vjeç, Dario L., 22 vjeç dhe Alberto K., 40 vjeç. Ky i fundit (NE FOTO DJATHTAS), mendohet se është kreu i bandës. Sipas Bild, ai mban mbi vete 15 identitete të ndryshme.

Më shumë se 500 hetues u vunë në gjurmët e bandës shqiptare. Disa prej tyre kishin mbërritur në Gjermani nga Shqipëria- të armatosur.

Falë përgjimeve, hetuesit kanë gjetur selinë e dyshuar të bandës në Hamburg. Organizatori kryesor, Alberto K. u arrestua nga forcat speciale bavareze në një kafene.

Ata e kishin marrë lëndën narkotike nga Ekuadori duke e lënë atë në Portin e Hamburgut për ta shpërndarë në kampet e maturimit në të gjithë Gjermaninë. Pastaj ata do e merrnin drogën dhe do e dërgonin në Holandë.

Por duket se ka qenë një gafë e bërë nga ana e anëtarëve të bandës ku kutia e bananave bashkë më lëndën narkotike kishte përfunur në një supermarketeve bavarez.

Procesi pritet të zgjasë deri në qershor