Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) të drejtën e votës e ushtroi në Zajaz të Kërçovës.
“Sot është një ditë shumë e rëndësishme, ku qytetarët shprehin vullnetin e tyre të lirë. Është moment shumë i rëndësishëm që vendi ynë të japë porosi për tërë rajonin dhe veçanërisht komunitetit ndërkombëtar që tashmë jemi shoqëri e pjekur dhe e përgatitur për procese të rëndësishme”, tha kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim.
Ndyshe, sipas infromacioneve të fundit të KShZ-së jehona e votuesve deri në orën 10:00 është 6.31 për qind.
Në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale ku garojnë Gordana Siljanovska Davkova nga OBRM-PDUKM dhe Stevo Pendarovski i mbështetur nga LSDM, të drejte vote kanë 1.808.131 qytetarë ndërsa fitues shpallet kandidati i cili ka fituar më së shumti vota me kusht që të arrihet pragu zgjedhor prej 40 për qind, gjegjësisht 723,252 votues.
Comments are closed for this post.