Adnan Azizi nga Lëvizja Besa do të të zëvendësojë Orhan Murtezanin e Alternativës. Azizi do të jetë Drejtori i Përgjithshëm i HRMV Transport SHA-Shkup ku deri tani e ka drejtur Murtezani nga Alternativa.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë Veriore përfundoi t’i rekomandojë Bordit Mbikëqyrës të Hekurudhave të Republikës së Maqedonisë Veriore Transport AD-Shkup, për të tërhequr Orhan Murtezanin nga pozita e anëtarit të Bordit Menaxhues të Hekurudhave të Republikës së Maqedonisë Veriore Transportit AD-Shkup. për të zgjedhur Adnan Azizi (i diplomuar në Fakultetin e Filologjisë)” thuhet në vendimin e Qeverisë

Ndryshe sonte në seancën e fundit të qeverisë janë shkarkuar shumë drjetor dhe janë emruar disa të tjerë.

Drejtori i Përgjithshëm i Entit Shtetëror për Pronësi Industriale Safet Emruli ka dorëzuar dorëheqjen e tij dhe nuk do të jetë më drjetor në këtë drejtori mëson TetovaSot nga burime të Qeverisë. Nga ana tjetër sonte me vendim të qverisë janë shkarkuar dy drejtorët nga radhët e BDI-së. Alajdin Havziu Drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Arben Vila Drejtor i Agjencionit për Investime të Huaja dhe Promovim të Eksportit.
Për këto poste qeveria e Maqedonisë do të hap konkrus e më pas do të emrohen.
Ndryshe sonte Qeveria ka shkarkuar edhe disa zv/drejtora dhe drejtor si dhe ka emëruar anëtarë të bordeve në fondin Shëndetësor.

Këta janë disa nga emrimet e drejtorëve dhe zv/drejtorëve, ndërsa disa kanë ngelur në ato poste siç kanë qenë.
Abdush Demiri – Drejtor tek Agjencia për punësim

Abdulselam Selami – Zv.drejtor tek Drejtoria për të ardhura publike

Avni Rustemi – Zv.drejtor tek Agjencioni për rini dhe sport

Remzi Abdullahi – Zv.drejtor tek Agjencia për përkrahje të bujqësisë dhe zhvillimit rural

Izmir Nura – Zv.drejtor tek Agjencia për emigracion

Hisen Xhemaili – Drejtor tek Drejtoria për ambient jetësorë

Kaltrina Beqiri – Drejtor tek Agjencia për kualitet dhe akreditim të objekteve shëndetësore./TS/