Mjeku Nikolla Panovski thotë se situata me përhapjen e coronavirusit është serioze dhe shqetësuese dhe më së shumti varet nga qytetarët se si do ta kalojmë dimrin.

Sipas tij deri në 1.000 raste në ditë do të arrijmë pa probleme nëse ka mundësi për më shumë testime dhe se sipas vlerësimeve të tij, realisht ka nga 2-3 mijë të infektuar në ditë.

Në lidhje me masat më të reja duke përfshirë mbajtjen e maskës në hapësira të hapura, Panovski thotë se kjo pak ka rëndësi dhe se masat e deritashme kanë qenë të mira.

“Masat nuk ishin të këqija, duhej vetëm që të gjendet mekanizëm për t’u respektuar. Kontroll, përveç në shtëpi është mundur të bëhet dhe të shqiptohen më shumë gjoba. Është mundur të kontrollohen punëtorët e tekstilit, në transport publik të vendosen kamerat”, tha Panovski.

Sa i përket grupimeve, Panovski thotë se duhet të ketë karantinë për 14 ditë me buxhet personal.