Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski përsëri e ftoi kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev në debat.

“Dueli televiziv është mjet i mirë për ballafaqim gjatë zgjedhjeve. Unë shpresoj se Zaev do të merr guxim dhe do të dalë në duel televiziv. Unë tashmë kam pranuar disa oferta dhe jam në dispozicion”, tha Mickoski, njofton Telegrafi Maqedoni.

Kjo është ftesa e dytë e kreut të OBRM-PDUKM-së për debat televiziv me kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev. Ai gjatë ditës së djeshme ftoi Zaevin në debat publik edhe në Kanal 5 edhe në TV Alfa.

Nga LSDM njoftuan se kryetari i tyre, Zoran Zaev do të merr pjesë në çdo debat ndërsa gjatë 11 viteve të OBRM-PDUKM-së një gjë e tillë as që është paramenduar.