Ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë teknike, Naqe Çulev, në konferencë pë shtyp përsëri akuzoi ish-ministrin e Punëve të Brendshme, tanimë kryeministër teknik Oliver Spasovski.

Çulev tha se ministria që drejtohen ai ka evituar problemin me letërnjoftimit, por problemi i pazgjidhur mbetet ai me pasaportat.

Fajin, sipas Çulev e ka ish-ministri i MPB-së, Oliver Spasovski i cili nuk ka bërë më kohë porosinë për furnizimin e pasaportave të reja.

“Termini për pasaporta është stopuar, për momentin me pasaporta do të mund të pajisjen vetëm aplikantët me procedurë të shpejtë. MPB-ja disponon me vetëm edhe 3600 deri 3700 pasaporta, një pjesë e tyre rreth 650 u takojnë personave që kanë aplikuar me procedurë të shpejtë, ndërsa pasaportat e tjera do të rruhen për raste urgjente shëndetësore”, tha Çulev.