Drejtori i Shërbimit për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkët, Ivica Tomovski, zbulon për “Republikën” gjendjen katastrofike në të cilën ndodhen vilat shtetërore në Llazaropole dhe Ohër.
Ai thotë se vila e Kryeministrit në Shën Stefan dhe ajo presidenciale “Biljana” janë në gjendje të keqe, ndërsa ajo në Lazaropole po shembet. Dy vilat në Ohër nuk kanë as dokument pronësie.
Villa e Kryeministrit në Sveti Stefan para rinovimit të saj
Vilat jane ne gjendje shume te keqe. Më duhet të them që të gjitha vilat, përveç asaj në Lazaropole, nuk kanë dokument pronësie. Kemi nisur një procedurë legalizimi që t’i legalizojmë objektet e kategorisë A dhe për t’u legalizuar duhet të kenë tapi. Vilat në Ohër, vilat presidenciale dhe të kryeministrit janë në gjendje shumë të keqe, ndërsa ajo në Lazaropole është e papërdorshme dhe në prag të shembjes. Ne kemi premtuar se do t’i rinovojmë të gjitha këto vila dhe do t’i vëmë në përdorim nëse përdoren si objekt qeveritar ose do t’i japim me qira dhe do të mbledhim qiranë. Si shtet, e gjithë prona shtetërore duhet të jetë përfaqësuese dhe jo siç është tani – thotë Tomovski.
Villa e Kryeministrit në Sveti Stefan pas rinovimit të saj
Comments are closed for this post.