Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski mbrëmë në Kanalin 5, ka paralajmëruar së paku edhe gjashtë linja të reja ajrore nga aeroporti i Shkupit dhe Ohërit.

Tashmë kemi sjellë katër nga Shkupi dhe dy nga Ohëri, ndërsa këto gjashtë të reja do t’i shpallim shtesë deri në fund të vitit. Do të kemi destinacione të reja. Deri në fund të vitit do të shpallim gjashtë linja të reja që do të operojnë nga aeroporti i Shkupit dhe i Ohërit. Kur erdha në postin e ministrit, pashë që numri i pasagjerëve po zvogëlohej, dhe aeroportet e rajonit po rrisnin konkurrencën. Më duhet të them që nga natyra kam një shpirt konkurrues dhe ky ishte një motiv i madh për të ndryshuar gjërat dhe tani gjërat po ndryshojnë. Do të kemi destinacione të reja dhe do të na udhëheqin kolegët tanë nga Bullgaria, Shqipëria dhe Serbia për të konkurruar, mendoj se do të sjell më së shumti linja ajrore, theksoi Nikolloski.