Para publikut të Tetovës mbrëmë u dha premiera e shfaqjes për fëmijë “Revolta e presjes” me autor Dituri Neziraj dhe nën regji të Elmir Sejfullait, e cila u mirëprit me duartrokitje nga publiku i gjerë të cilët ishin mbledhur për ta ndjekur për së afërmi këtë ngjarje të shumë munguar në Tetovë.
Regjisori i shfaqjes Elmir Sejfullai për Portalb.mk tha se shfaqja u mirëprit shumë mirë nga publiku dhe se me këtë tekst dëshirojnë që me anë të një loje argëtuese të aktorëve të sjellin te fëmijët edhe rëndësinë e shenjave të pikësimit.
Se ku do të udhëtojë kjo vepër pas Tetovës Sejfullai edhe më tej shtoi se nëse kushtet klimatike do të e lejojnë, besojnë se shfaqja përveç që do jepet edhe për shkollat fillore të komunave të tjera të Pollogut, do jepet edhe në qytetet e tjera të Maqedonisë.
“Patjetër që ka mungesë. Teatri i Tetovës për shkak të programi të cunguar vjetor dhe buxhetit të ulët nuk ka pasur mundësi që të përgatit shfaqje për fëmijë. Por, këtë vit me ardhjen e Hasim Memishit drejtor në bashkëpunim me Komunën e Tetovës kemi përgatitur këtë shfaqje që besojmë do të jetë e bukur për të vegjlit tanë. Gjithsesi, mendoj që Tetova ka nevojë për themelimin e një Teatri për të fëmijë dhe të rinjtë, me çka do gjatë gjithë vitit fëmijët dhe të rinjtë do kenë mundësi të shohin shfaqje” thaSejfullai.
Comments are closed for this post.