Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme e Maqedonisë dënon sulmin e mbrëmshëm me raketa iraniane ndaj Izraelit, si dhe sulmin terrorist në Tel Aviv, ku mbetën të vrarë gjashtë civilë.
Ambasada e Maqedonisë në Tel Aviv tashmë ka kontaktuar me institucionet kompetente të Izraelit, për të konfirmuar se mes viktimave dhe të lënduarve nuk ka shtetas të vendit tonë. Duke marrë parasysh përkeqësimin e situatës së sigurisë në Lindjen e Mesme.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme apelon qytetarët të Maqedonisë që të shtyjnë udhëtimet e tyre në Izrael, Iran dhe Liban, ndërsa qytetarët që ndodhen në territorin e këtyre vendeve të respektojnë udhëzimet të autoriteteve vendore dhe të reduktojë lëvizjen në minimum. “Ju kujtojmë linjat telefonike SOS të Ministrisë +389 75 273 732 dhe +389 75 268 736, si dhe linjën telefonike të Ambasadës në Tel Aviv +972-54-926-7378, e cila është e pajisur me personel të plotë dhe e vënë në dispozicion të qytetarëve tanë”, thonë nga MPJ.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme do të vazhdojë të monitorojë situatën në Liban, Izrael, Iran dhe rajon dhe të informojë qytetarët tanë në kohën e duhur për drejtimet e mundshme për veprim.
Comments are closed for this post.