Maqedonia mbetet e palëkundur në vendosmërinë e saj për të marrë pjesë aktive në promovimin dhe ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon. Si vend anëtar i aleancës së NATO-s, mundësojmë kontribut të vazhdueshëm në forcimin e sigurisë globale dhe transatlantike, theksoi zëvendëskryetari dhe ministri i transportit Aleksandar Nikolloski në takimin me kolegun e tij nga Hungaria, ministrin e Mbrojtjes, Kristov-Zalai Bobrovniçki.
Takimi dypalësh që u zhvillua sot në Ohër është në kuadër të vizitës zyrtare të delegacionit të Qeverisë së Hungarisë, të kryesuar nga kryeministri Vikot Orban.
Në takim u theksua bashkëpunimi i shkëlqyer i mbrojtjes mes dy vendeve, si një segment i rëndësishëm në arritjen e synimeve të aleancës së NATO-s dhe sigurimin e paqes dhe sigurisë në nivel global.
“Maqedonia merr pjesë aktive në iniciativat rajonale që janë të një rëndësie të veçantë për bashkëpunim të ndërsjellë dhe jep një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin rajonal”, theksoi zëvendëskryeministri Nikolloski.
Me këtë ai shprehu përkushtimin e vendosur të Qeverisë për zbatimin e proceseve reformuese në vend dhe përmbushjen e kritereve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
“Marrëdhëniet dypalëshe me Hungarinë janë në nivel të shkëlqyer, vizita e kryeministrit Orban me ministrat është vetëm një konfirmim i mbështetjes së fortë që Hungaria i jep Maqedonisë në arritjen e synimeve fillestare të vendit. Me kolegët tanë ministra diskutuam për çështje të shumta politike dhe ekonomike, mundësitë e reja dhe bashkëpunimin mes dy vendeve. Hungaria ka qenë mikja dhe partneri ynë i kahershëm dhe mbështetja që ajo jep për rrugën tonë evropiane është e rëndësishme në këtë kohë dhe shpresojmë që në periudhën e ardhshme të kemi iniciativa dhe bashkëpunime të reja të përbashkëta në fusha të ndryshme”, tha zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit pas takimit.
Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord për intensifikimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët për të dyja vendet.
Comments are closed for this post.