Kryeministri hungarez, Viktor Orban së bashku me një delegacion të Qeverisë hungareze, më 26 dhe 27 shtator do të qëndrojë për vizitë dyditore në Republikën e Maqedonisë, informoi pres-shërbimi qeveritar.
Kryeministri Hristian Mickoski të premten do të realizojë takim kokë më kokë me kolegun e tij hungarez në vilën kryeministrore në Ohër, ndërsa në kuadër të vizitës do të realizohen edhe një sërë takimesh dypalëshe të ministrave të RMV-së me homologët e delegacionit hungarez.
Të premten do të mbahet edhe një seancë e përbashkët në hotelin Ineks Olgica në Ohër, ndërsa pas përfundimit të seancës në lokacionin e njejtë pritet që dy kryeministrat të mbajnë konferencë për shtyp.
Siç informojnë nga Qeveria, në margjinat e vizitës dyditore është paraparë shëtitje në Ohër, vizitë në kishën Shën Mëria, Teatrin antik dhe kompleksin e manastireve Shën Naumi, ndërsa kryeministrat e dy vendeve do të vendosin lule para përmendores së Shën Cirilit e Metodit në Ohër.
Comments are closed for this post.