Oda e Zejtarëve të Maqedonisë, gjegjësisht ajo e rajonit të Kumanovës, vazhdon me aktivitete të shtuara në të mirë të Zejeve e Zejtarëve të vendit tonë. Mirëpo, me qëllim të bashkëpunimit mes Odës dhe Zejeve, të cilat ende nuk janë të regjistruara, u bëjnë thirrje për regjistrim nën ombrellën e sajë.
Nga këtu thonë se sa i përket rajonit të Kumanovës, evidente dhe për tu habitur është fakti se nuk kemi asnjë Zeje të të regjistruar nga Komuna e Likovës.
“Fatkeqësisht duhet ta them të drejtën, kemi patur takime edhe me kreun e Likovës, Erkan Arirfi, me çka kemi parashturar këtë problem se nuk kemi mundësi me i ndihmu Zejtarët joformal, kemi Zejtari që punojnë dhe veprojnë në komunën e Likovës por që nuk janë të regjistruar në regjistrin tonë” – tha Kryetari i Odës së Zejtarëve, Agron Fazliji.
Fazliji, u bënë thirrje të gjithë Zejtarëve që sa më pare të regjistrohen në Odën e Zejtarëve.
“Apeloj deri tek Komuna e Likovës, të gjitha institucionet dhe Zejtarët e atjeshëm që të vijnë të regjistrohen e të mundemi ti ndihmojmë, stimulojmë me masa të dhëna nga Qeveria sepse vetëm kështu mundemi të ndihmojmë tregun apo ekonominë e Komunës së Likovës dhe sigurisht në të ardhmen do të mundohemi që t’i stimulojmë dhe t’i informojmë Zejtarët e Komunës së Likovës sepse për fat të keq ka shumë Zeje e Zejtari, sipas të dhënave tona ka diku rreth 100 Zejtari të cilat ose janë të regjistruara si firma ose nuk janë të regjistruara fare” – u shpreh Kryetari i Odës së Zejtarëve të Maqedonisë, Agron Fazliji.
Ndryshe, në rajonin e Kumanovës në Odën e Zejtarëve janë të regjistruar mbi 1.000 Zeje, kurse në mbarë Maqedoninë janë mbi 20.000 Zejtarë të regjistruar bëjnë të ditur nga kjo Odë.
Comments are closed for this post.