Kuvendi i Maqedonisë dje miratoi ligje me të cilat tre objekte natyrore në vend u dhanë status të veçantë, të mbrojtur. Liqeni i Ohrit dhe kanioni i Matkës janë shpallur monumente të natyrës, ndërsa “Studençishko Blato” pranë Ohrit mori statusin e parkut natyror.

Qeveria vitin e kaluar mori vendim për shpalljen e Kanionit të Matkës zonë të mbrojtur të kategorisë 3. Ndërsa një vendim i tillë për Liqenin e Ohrit u mor në fillim të këtij viti.