SDS dhe BDI para se të flasin për vettingun ndërkombëtar, duhet të kenë përgjegjësi të brendshme për krimin e kryer. Janë të brengosur për opozitën, të paprekshëm nga pushteti – kështu e imagjinojnë politikën e SDS-së dhe BDI-së, që grabitën shtetin dhe nuk menduan për popullin 7 vite duke u pasuruar, kujton Marija Miteva.

Ali Ahmeti sot bën thirrje për vetting ndërkombëtar sepse mendon se kështu do të mbrojë veten dhe të tjerët që pa mëdyshje hynë në biznese miliona dollarëshe me aksione prej 0 denarësh. Ku ishin SDS dhe BDI për 7 vite që kërkonin vettingun ndërkombëtar, apo ishin prioritet atëherë tenderët miliona dollarësh në TEC, MEPSO dhe ESM? Ku ishin SDS dhe BDI të flisnin për vettingun kur u shpenzuan miliona për blerjen e makinave me qira për dy ditë? Ku ishin SDS dhe BDI kur kompanitë e afërta të tyre shtonin pronën me impiante fotovoltaike? Pse Ahmeti dhe Filipçe nuk kërkuan vetting ndërkombëtar për kompaninë e monitorimit të rrugëve dhe spitalet modulare?

Këto janë pyetjet që duhet të përgjigjen SDS dhe BDI, si të ndërtohet një perandori në 7 vite pushtet dhe qasja e tyre sot është një tentativë për amnisti politike për krimin e kryer. Dëshira e vërtetë e SDS-së dhe BDI-së nuk është vetingu, por dëshira për të ikur nga përgjegjësia. Asnjë tentativë për destabilizimin e demokracisë nuk do të ketë sukses, ndaj edhe SDS duhet të dalë nga prehri i BDI-së dhe t’i bëjë të ditur se po vjen koha e përgjigjeve dhe përgjegjësisë!