Nga sonte në mesnatë po rritet çmimi i të gjitha derivateve të naftës.
Çmimi i EUROSUPER 95 rritet për 1 denar dhe nga nesër do të shitet për 81 denarë për litër. Për 1 denar është rritur edhe çmimi i EUROSUPER 98+, i cili nga nesër do të shitet me çmim prej 83 denarë për litër.
Rritet për 0,5 denarë edhe EURODIZELI, i cili do të shitet për 74 denarë për litër.
Çmimi i vajit ekstra të lehtë rritet për 0,5 denarë dhe do të shitet për 73 denarë, po ashtu po rritet çmimi i mazutit, i cili nga nesër do të shitet me çmim prej 44,5 denarë për kilogram.
Comments are closed for this post.