Igor Gievski është zgjedhur anëtar i ri i Bordit Drejtues të EVN Maqedoni. Gievski, ka lindur në vitin 1976, ka diplomë në inxhinieri elektrike dhe doktoruar në inxhinieri elektrike.
Gievski konsiderohet si njeri me përvojë të madhe pune. Ai më parë ka shërbyer si anëtar i Bordit të Drejtorëve të EVN Maqedoni, në periudhën nga viti 2010 deri në vitin 2018. Pas mandatit të suksesshëm tetëvjeçar, ai u emërua menaxher i EVN Maqedonia Termocentrale ku pozitën e mbajti deri në vitin 2022. Gievski vazhdon angazhimin e tij për Grupin EVN dhe Bordin Menaxhues të EVN Maqedoni në fushën e burimeve të ripërtëritshme të energjisë.
Ndryshimet në strukturën drejtuese dhe organizative në EVN Maqedoni hyjnë në fuqi nga 1 korriku i këtij viti.
Comments are closed for this post.