Sot në fshatin Bogovinë të Tetovës rreth orës 10:15 në një objekt hotelierik është vrarë një banor i fshatit, 47 vjeçari A.XH. SPB-Tetovë ka privuar nga liria një person të dyshuar për ngjarjen e rëndë dhe po punon për zbardhjen e rastit.
Sektori i Punëve të Brendshme bën të ditur se ka arrestuar një person që dyshohet se është përfshirë në këtë vrasje. Bëhet fjalë 50 vjeçarin M.M.
“Informacionet e para bëjnë të ditur se sot (02.06.2024) në orën 10.30 në rrugën ,,Cvetan Dimov” pjestarët e policisë nga SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personin M.M.(50) nga Bogovina e Tetovës, i cili kishte qenë me veturë “BMW” me shenjat e regjistrimit të Tetovës. Ai dyshohet se rreth orës 10.15 në një objekt hotelierik në fshatin Bogovinë me armë zjarri ka vrarë personin A.XH.(47) nga i njëjti fshat, me të cilin që më parë kishin padurim të ndërsjellë.
Gjatë kontrollit sipërfaqsor të automjetit, është gjetur një pushkë automatike. Ai po mbahet në stacionin e policisë për procedura të mëtejshme. Prokurori Publik dhe efektivët e policisë janë në vendin e ngjarjes, duke kryer inspektimin,” thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.
Comments are closed for this post.