Këshilli ekzekutiv i Komiteteve olimpike evropiane (KOE) njëzëri e ka zgjedhur Stambollin për nikoqir të Lojërave të katërta evropiane, që do të mbahen në vitin 2027.
“Stambolli dhe Turqia kohë të gjatë janë miq të mirë me sportin ndërkombëtar. E dimë se ky do të jetë vend i përsosur për sportistët më të mirë evopianë, që të shkëlqejnë në vitin 2027”, njoftoi kryetari i KOE-së, Spiros Kapralos.
Komiteti olimpik turk shpreson se organizimi i Lojërave evropiane do t’u ndihmojë në tentimin që të jenë nikoqirë të Lojërave olimpike në vitin 2036, e për këtë nuk do të duhet të ndërtojnë asnjë objekt të ri.
Olimpiada e parë evropiane u mbajt në Baku, e dyta në Minsk, ndërsa e treta në Krakov.
Comments are closed for this post.