LSDM dëshmoi edhe një herë paaftësinë e saj, pritja e formularëve në kufi nga Bojmacaliev vetëm njëherë u kujtoi qytetarëve menaxhimin katastrofik të vaksinave. Si atëherë me vaksinat, ashtu edhe me pasaportat tani, nga paaftësia e LSDM-së po vuajnë qytetarët, po reagojnë nga VMRO-DPMNE.
Në vend të mirëseardhjes së formularëve me bujë, Bojmacaliev si shef i kabinetit të Spasovskit, duhet t’u kërkojë falje qytetarëve që i kanë lënë pa pasaporta, që nuk kanë plan për të menaxhuar tërë operacionin, për uljen e porosive për 400 mijë me anekse në disa dhjetëra mijëra.
Kujtojmë se kah fundi i vitit 2023, Spasovski dhe Bojmacaliev i bindën qytetarët se do të mund t’i sigurojnë dokumentet personale dhe të udhëtimit në kohën e duhur sipas afatit që ata si Qeveri e kanë vendosur më 14 shkurt 2024.
Në atë moment kur i bënë këto deklarata, e dinin se kishte mbi 100 mijë persona të fotografuar me të dhëna të përpunuara, por pa formularë për printimin e dokumenteve, diçka që ata e shkaktuan. Qytetarët e fotografuar në muajin nëntor nuk kanë mundur të marrin dokument me muaj, as në procedurë të rregullt dhe as në procedurë të shprehur, gjë që është krejtësisht në kundërshtim me afatet e lëshimit.
Me këtë, ata i vunë në “arrest shtetëror” mbi 600 mijë qytetarë të Maqedonisë.
Tani ka një zgjidhje, të cilën LSDM-ja nëse ka virtyt duhet ta bëjë. Të votojë pro ndryshimit të ligjit me qëllim zgjatjen e vlefshmërisë së pasaportave dhe lehtësimin e problemit që ato vetë shkaktuan.
Qytetarët e dinë se si tani me BDI-në dhe LSDM-në në pushtet, nuk ka qenë kurrë më keq. Prandaj është e rëndësishme t’i mposhtim ata, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.
Comments are closed for this post.