Vijon procesi i numërimit të votave në Serbi, ku deri më tani kryeson lista zgjedhore “Aleksandar Vuçiç – Serbia nuk duhet të ndalet” me 47.24 për qind të votave. Sipas Komisionit Republikan të Zgjedhjeve të Serbisë (KRZ), deri më tani janë numëruar 7.561 kuti nga 8.273 që janë në total.
E dyta renditet lista “Serbia kundër dhunës” me 22,86 për qind. Partia Socialiste e Serbisë ka marrë 6,67 përqind të votave, lista “Shpresa për Serbinë” ka 4,94 për qind, lista “Ne – zëri i popullit – Branimir Nestoroviç” 4,63 përqind, dhe Milica Gjurgjeviç Stamnekovski – Boshko Obradoviç 2,8 për qind.
Pas publikimit të projeksioneve të para, presidenti serbe Aleksandër Vuçiç u shpreh i bindur se do të fitonin shumicën absolute në parlament. “Do të kemi më shumë se 127 mandate, pra një listë do të ketë shumicën absolute”, tha Vuçiç mbrëmjen e së dielës duke shpallur fitoren për zgjedhjet në vend.
Comments are closed for this post.