Deri në afatin shtesë të së premtes, 14 kompani nuk kanë paguar tatimin solidar, por jo të gjithave i janë bllokuar xhirollogaritë bankare, ndonëse ligji i parasheh këto masa të rrepta.
25 nëntori ishte data e fundit për kompanitë borxhlinj për pagesën e tatimit solidar, por nga Drejtoria e të Ardhurave Publike thonë se janë duke pritur raportet financiare të ri programimit të parave të firmave.
Nga 150 kompani që njëherësh detyrohen të paguajnë këtë tatim ekstra, pas fitimeve marramendëse gjatë krizës, pritet të arkëtohen rreth 90 milion euro në buxhetin e shtetit, të cilat do të ri destinohen për pakon e re të masave anti krizë.
Siç njoftojnë autoritetet kjo pako do të shqyrtohet nesër në seancën e Qeverisë dhe paratë do të ndihmojnë rreth 400 mijë qytetarë, nga grupet më të prekura të rasteve sociale pensionistëve, studentëve, nxënëseve dhe prindërve të vetëm, të cilët kujdesen për fëmijët.
Comments are closed for this post.