MPB-ja njoftoi mbrëmë vonë se po merren masa intensive për gjetjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe bëri thirrje që të mos përhapen dezinformata, duke theksuar se do ta informojnë vazhdimisht opinionin deri në gjetjen e të miturës.
“Për zbardhjen e rastit dhe gjetjen e personit menjëherë pas marrjes së kallëzimit, janë përfshirë kapacitetet e plota të SPB Shkup në nivelin më të lartë, janë zhvilluar një sërë bisedash me persona të afërt me të miturën, janë kontrolluar kamera etj. Hetimet vazhdojnë intensivisht edhe gjatë natës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Rastin e ka bërë të ditur nëna e vajzës adoleshente përmes një postimi në rrjetet sociale, ndërsa më pas rasti është konfirmuar edhe nga MPB.
Sipas postimit të nënës së vajzës, 14-vjeçarja është larguar nga shtëpia për në shkollë në orën 07:20, pas së cilës ka humbur çdo gjurmë. Për herë të fundit është parë në Debar Maalo teksa shkonte në shkollën “Johan Hainrih Pestaloci”.
“Sot në mëngjes në orën 07:20 vajza ime Vanja Gjorçevska u nis për në shkollë dhe humbi çdo gjurmë. Ajo ka veshur pantallona të zeza me xhepa anash, një pulovër blu të hapur, një xhaketë të shkurtër dimërore të zezë dhe atlete të bardha Nike me një shirit kafe në pjesën e poshtme. Për herë të fundit është parë në Debar Maalo, rrugës për në Pestaloci. Nëse keni ndonjë informacion telefononi në numrin 075 400 816”, ka shkruar nëna e vajzës në një postimin në Facebook.
Comments are closed for this post.