Ministria e Kulturës njofton se nga sot do të fillojë Konkursi për mbështetjen e zhvillimit profesional të kuadrove deficitare në fushën e kulturës (personel deficitar në art dhe në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore) për vitin 2024.

“Shqetësimi për artistët e rinj dhe për kuadrin deficitar, si masë, në thelb tregon komplementaritetin mes kulturës dhe arsimit si një raport që pashmangshëm ndikon në avancimin e dijes dhe afirmimin e kulturës në botë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Ata theksojnë se në këtë kontekst, janë siguruar fonde të njëfishta nga Buxheti i shtetit për vitin 2024, mbështetje për artistët e rinj që në të ardhmen do të ndikojë në ngritjen e kapaciteteve profesionale të institucioneve në fushën e kulturës dhe zhvillimin e këtyre artistëve si staf profesional, dhe, natyrisht, është e rëndësishme në drejtim të uljes së kostove të arsimimit të tyre të mëtejshëm dhe arsimit profesional.

“Me këto bursa, përveç sigurimit të një të ardhmeje në fusha deficitare të kulturës dhe mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, sigurohet edhe standard i lartë studentor dhe përkujdesje për të rinjtë, kuadro të ardhme profesionale në fushën e kulturës. Aplikantët nuk duhet të jenë më të vjetër se 27 vjeç për ciklin e parë të studimeve, gjegjësisht nga 30 vjeç për ciklin e dytë të studimeve”, thuhet në njoftim.

Regjistrimi në Konkurs bëhet me aplikim elektronik në Portalin Kombëtar për shërbime elektronike: https://uslugi.gov.mk. Për çdo projekt të paraqitur përdoruesi do të njoftohet në mënyrë elektronike, ndërsa rezultatet e Konkursit do të publikohen në faqen e Ministrisë së Kulturës.

Për të gjitha informatat shtesë në lidhje me konkursin, të interesuarit mund të kontaktojnë Ministrinë e Kulturës së Republikës së Maqedonisë në adresën elektronike: [email protected].