Edhe në këtë seancë ka pasur përplasje mes ligjvënësve demokratë dhe punonjësve të Gardës në parlamentin e Shqipërisë. Garda ka bllokur foltoren, kurse deputeti i PD Ervin Salianji ka ndezur tymuese. Pasi e mbajti disa sekonda në duar, e hodhi atë në drejtim të vendit të ministrave.
Më pas ai ka vendosur që të qëndrojë te foltorja dhe të godasë atë në shenjë kundërshtie. E gjendur përballë kësaj situate, kryeparlamentarja Nikolla ka kaluar direkt në votim dhe seanca u mbyll. Deputetët e PS miratuan projektligjet duke votuar në këmbë.
Salianji si duket nuk i ka menduar pasojat e hedhjes së tymueses në Kuvend. Sali Berisha duket se nuk është ndjerë mirë nga tymi dhe ka dalë nga salla e parlamentit.
Comments are closed for this post.