Produktet që përdorim për kujdesin e përditshëm të fytyrës duhet të aplikohen edhe në qafë dhe dekolte, qoftë pastrues, losion tonifikues, maskë apo hidratues.
Qëndrimi i saktë i trupit tonë është i rëndësishëm, përkulja relakson muskujt e qafës, si rezultat i së cilës humbet qëndrueshmëria e saj. Uluni në një karrige, me shpinën drejt dhe kthejeni kokën në të djathtë, pastaj majtas.
Bëni këtë ushtrim 5 herë në secilën anë. Vazhdoni me rrotullimet e kokës djathtas dhe majtas, 5 herë në secilën anë
Pastaj, zhvendosni kokën prapa dhe shikoni lart, me gojën mbyllur, pretendoni sikur përtypni diçka për rreth 30 sekonda. Ky ushtrim aktivizon shumë muskujt e qafës dhe është shumë i dobishëm.
Në të njëjtin pozicion hapni gojën, nxirrni gjuhën dhe shtypni majën e saj për disa sekonda.
Comments are closed for this post.