Qyteti kroat i Splitit eshte mirëpritsi i festivalit nderkombetar per kenge dhe valle tradicionale. Ne mesin e pese ansambleve nga Italia,Polonia, Kroaci, ShBA-te nderkaq nga Maqedonia po merr pjese Ansambli “Ibe Paliluqi” nga Shkupi.

Organizatoret gjate kater diteve sa zgjat festivali kane parapare prezentime te ndryshme ne vende te ndryshme ne qytetin bregdetare te lashte me tradita qindravjecare Split. “Ibe Palikuqi” do te prezentohet me disa valle te perpunuara nga tradita e kultura shqiptate sic jane vallja “Rajces”, “Mozaiku” ,”Dibres” dhe “Kosovarja”. Nderkaq sot kryetari i Splitit kishte rezervuar takim me kryetarin e Ansamblit “Ibe Palikuqi” z.Vebi Amza i cili faleminderoi per pjesemarrjen ne festivalin nderkombetar ne Split duke dhene komplimente per prezentimin dinjitoz dhe preciz te Ansamblit “Ibe Palikuqi”.

Ne mbremje ne pranine e nje numri te madh artdashes dhe adhurues te folklorit por edhe turiste te shume nga vende te ndryshme te Botes percollen me mjaft dashuri dhe kurreshtje prezentimin e Ansamblit “Ibe Palikuqi” me crast nuk mungoi edhe deshira e shume turisteve per tu fotografuar me valltaret e Ibes te veshur me mjaft elegance me veshje kombetare shqiptare.