Maqedonia dhe Serbia prej sot zbatojnë sistem të përbashkët për pagesë të taksave rrugore me një “tag”. Në vend se të ndalen ose të blejnë pajisje shtesë ose kartelë, shoferët e të dyja vendeve do të munden me një pajisje të paguajnë taksat për rrugë.
Nga Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetëroee për MIA-n informuan se sistemi i ka kaluar me sukses të gjitha testimet, është i gatshëm për përdorim dhe është funskional.
TAG-u (transponder me mikrovalë) duhet të regjistrohet (rikonfigurohet) në ueb portalin openbalkan-etc.com
Gjatë periudhës së kaluar bëhej përgatitja e integrimit të sistemeve për pagesë të taksës rrugore në Republikën e Maqedonisë dhe Serbisë. Po ashtu, bëhej përgatitja dhe përpunimi i mënyrës së sigurtë dhe efikase për realizimin e transaksioneve në të dy vendet. Në integrimin e sistemit u angazhua kuadro që edhe deri tani ka punuar në vendosjen e pagesës elektronike, sqarojnë nga NPRRSH.
Me zbatimin e të a.q. “një tag” do të rrit siguria në komunikacion dhe do të zvogëlohet turma në autostrada.
“Presim që kjo mënyrë e pagesës së taksave të lehtësojë qarkullimin e automjeteve në pikat e pagesës, të zvogëlojë emetimin e gazrave të dëmshëm nga mjetet motorike, ndërsa përparësi për qytetarët është se nuk do të presin në radhë gjatë të ashtuquajturit piku i sezonit dhe kjo nga ana tjetër do të thotë se do të arrijnë më shpejt në destinacionin e tyre, thonë nga NPRRSH.
Projekti u paralajmërua në shtator të vitit 2021 si pjesë e nismës “Ballkani i Hapur”, ndërsa në mars të këtij viti, më 31 mars, ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski dhe ai serb i Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës, Goran Vesiq nënshkruan memorandum bashkëpunimi për sistemin elektronik të ndërveprueshëm për pagesën e taksës rrugore, si pjesë e procesit “Ballkani i Hapur”.
Në pikëpagesat në shtet nga fillimi i vitit, deri më 31 maj, nga pagesa e taksave rrugore u realizua qarkullim i përgjithshëm prej 1.321.951.952 denarë ose 21.495.154 euro.
Është realizuar rritje e qarkullimit në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2022 (për pesë muajt e parë) në vlerë prej 248.009.407 denarë më shumë, ose e shprehur në 4.032.673 euro më shumë qarkullim, që paraqet rritje prej mbi 23 për qind.
Pagesa elektronike në qarkullimin e përgjithshëm të realizuar nga pagesa e taksave rrugore merr pjesë me prej 30 deri 33 për qind.
Sistemi elektronik për pagesë të taksave rrugore në shtet është vedosur në korrik të vitit 2019 në shtatë pikëpagesa në Korridorin 10, ndërsa në vijim është modernizimi me vendosje e sistemit të tillë në pikëpagesat Milladinovci, Gllumovë, Zhelinë, Tetovë dhe Gostivar në Korridorin 8.
Comments are closed for this post.