Ilda Lelo ka vazhduar me sukseset në Kick Boks. Vlonjatja ka mbrojtur titullin kampion bote për peshën 62,5 kg. Titulli WKU World për femra është mbrojtur nga sportistja shqiptare e Flamurtarit në pallatin e sportit në Vlorë, ndërsa ka mposhtur pas 5 raunde sportisten Turke Tugba Gul Bozkaya.
Ilda Lelo ka fituar me pikë pas 5 raunde të zhvilluara duke mbrojtur kështu për herë të dytë titullin kampion bote. Emocione të cilat kanë qenë të shumta në ring nga vetë sportistja, por edhe të pranishëm. Kick boksierja shqiptare u shpreh mjaft e lumtur me arritjen e saj. Ajo mes lotësh tha se kjo ishte një gjë e mrekullueshme.
Comments are closed for this post.