E ardhmja e Lewis Hamilton është e paqartë për shumë vetë por jo për shefi i Mercedes, Toto Wolff. Ai konfirmon se 7 herë kampioni i botës në Formula 1 do të vijojë të garojë për makinën gjermane. Jo vetëm kaq, por Hamiltoni synon titullin e tetë kampion me Mercedesin.

“Mendoj se ai ndihet shumë i fortë. Të gjithë e dinë se këtë vit nuk do të kemi mundësi të konkurrojmë për titullin kampion për pilotë, por e ardhmja është ndryshe. Duhet vetëm t’i ofrojmë një makinë që të jetë e aftë të fitojë titullin, një paketë fituese dhe më pas ai e di se çfarë duhet bërë”, ka thënë Toto Wolff.