Një tren pasagjerësh ka dalur nga shinat pranë stacionit hekurudhor Kadina Reka. Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 7, por fatmirësisht nuk ka pasagjerë të lënduar, mëson Plusinfo nga burime nga Hekurudhat e Maqedonisë.

Bëhet fjalë për trenin e pasagjerëve të linjës Gjevgjeli-Shkup dhe në momentin e aksidentit në vagona kanë qenë rreth 150 pasagjerë.

“Lokomotiva dhe një vagon kanë dalë nga shinat në stacionin hekurudhor Kadina Reka, në anën e majtë të lumit Vardar. Bëhet fjalë për trenin e udhëtarëve që mëngjesin e sotëm u nis nga Gjevgjelia për në Shkup. Nuk ka persona të lënduar”thonë nga Hekurudhat e Maqedonisë.

Nga MPB ende nuk kanë konfirmuar rastin.