Partneriteti në NATO, kryesimi i ardhshëm i Maqedonisë së Veriut me OSBE-në, përparimi në integrimet evropiane, mbajtja e një qëndrimi të vendosur ndaj korrupsionit dhe situatës në rajon, ishin temat e bisedave telefonike që këshilltari i Sekretarit Amerikan të Shtetit, Derek Schole, kishte me presidentin Stevo Pendarovski dhe kryeministrin Dimitar Kovaçevski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Një mundësi e shkëlqyer për të biseduar me Presidentin Pendarovski për partneritetin tonë të fortë në NATO, udhëheqjen e ardhshme të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në, përparimin në anëtarësimin në BE, mbajtjen e një qëndrimi të vendosur për korrupsionin dhe bashkëpunimin për të sjellë stabilitet dhe mundësi shtesë për Ballkani Perëndimor”, ka shkruar Schole në profilin e tij në “Twitter”.
Me Kovaçevskin, megjithatë, siç thotë ai, kanë pasur një bisedë produktive për energjinë, luftën kundër korrupsionit dhe çështje të tjera kyçe.
“E falënderova për kontributin e rëndësishëm të Maqedonisë së Veriut në NATO dhe për zgjedhjet e vështira të nevojshme për të qëndruar në rrugën e integrimit euroatlantik”, shkruan Schole.
Këshilltari i Sekretarit Amerikan të Shtetit, Derek Scholl, ishte planifikuar të vinte dje në Shkup, por për shkak të infektimit me Covid-19, ai e shtyu vizitën pas Vitit të Ri.
Comments are closed for this post.