Marrëdhëniet dypalëshe midis Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar, situata në rajon, si dhe ndikimi i pushtimit rus të Ukrainës në stabilitetin dhe sigurinë e kontinentit evropian, janë çështjet që diskutuan sot nga presidenti Stevo Pendarovski dhe të dërguarit special për Ballkanin Perëndimor të Mbretërisë së Bashkuar, Stuart Peach, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Pendarovski, siç njoftuan nga kabineti i tij, në takim theksoi se Maqedonia e Veriut i kushton rëndësi të veçantë zhvillimit të marrëdhënieve bilaterale me Mbretërinë e Bashkuar dhe ka interes të vazhdueshëm për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në disa sfera me interes të përbashkët.
Në këtë kontekst, Pendarovski falënderoi për donacionin e fundit britanik, i cili përfshin 14 njësi mobile për trajnimin e pjesëtarëve të ushtrisë në mjedis urban, të cilat do të dorëzohen sot në poligonin Krivollak, duke e vlerësuar si një tjetër konfirmim të aleancës së fortë të dy vendet anëtare të aleancës së NATO-s.
Në takim u bisedua edhe për fillimin e bisedimeve të Maqedonisë së me Bashkimin Evropian
Comments are closed for this post.