TEC Osllomej është në ndërprerje prej 48 orësh për shkak të prishjes së tubit, si defekti më i shpeshtë i termocentraleve, i cili riparohet shpejt, njoftojnë nga SHA EMV.
“Prodhimi i energjisë elektrike për nevojat e tregut të rregulluar (amvisëri dhe konsumatorë të vegjël) bëhet pa probleme përmes termocentraleve të tjera të SHA EMV, para së gjithash, me prodhim më intensiv në dy blloqet e TEC Manastir.
TEC Osllomej pritet të jetë sërish në rrjet nga e shtuna, 29 tetor 2022”, thuhet në njoftimin e EMV-së.
Nga aty theksojnë se TEC Osllomej ka punuar me kapacitet jashtëzakonisht të rritur vitet e fundit, falë investimeve të forta të bëra në kombinat në periudhën 2018-2020 gjegjësisht në termocentralin, pajisjet, burimet njerëzore etj.
Comments are closed for this post.