Reperi i njohur, Bardhi ka lansuar këngën e re e cila është një bashkëpunim me Belah.
Dy artistët kanë punuar se bashku në këngën me titullin “Ola bonita” që është kompletuar edhe nga ana vizuale.
Producent i projektit është BTM-Soundz ndërsa klipi u realizua nga XL Films.
Kënga e dyshes tashmë është lansuar në kanalin zyrtar në Youtube dhe padyshim do të mirëpritet nga fansat e tyre.
Theksojmë që Bardhi në të njëjtën kohë mbetet i angazhuar me mbrëmje muzikore ndërsa po shijon edhe suksesin e bashkëpunimit tjetër me Nora Istrefin dhe Shkurte Gashin.
Ndërkohë, Belah para duetit me Bardhin solli edhe një tjetër këngën me reperin e njohur, 2 Ton.
Comments are closed for this post.